UBT News

Osmani takohet me ambasadoren e Kroacisë

U.d. e Presidentes, Vjosa Osmani, takoi sot ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barishiq, ku u diskutua lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, ecurinë e dialogut me Serbinë dhe sfidat institucionale përballë pandemisë Covid-19.

Siç njofton kumtesa presidenciale, Osmani e vlerësoi lart bashkëpunimin dhe ndihmën nga shteti mik kroat në periudhat më të vështira në të cilat ka kaluar vendi ynë.

“Të dy bashkëbisedueset u pajtuan që bashkëpunimi ndërshtetëror të forcohet edhe më tej, duke llogaritur mbështetjen e shtetit kroat në rrugën e Kosovës në procesin e integrimit evropian”, thuhet në njoftim./UBTNews

Exit mobile version