Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit në Gllogjan ku mbetën të vrarë tre persona, duke thënë se ky sulm është goditje ndaj rendit dhe sigurisë së Kosovës.
“Tronditës lajmi për aktin kriminal në Gllogjan, në të cilin sipas të dhënave aktuale kanë humbur jetën 3 persona dhe ka mbetur një i plagosur.
Ajo iu shprehu ngushëllime familjeve të të vrarëve dhe ftoi organet e rendit që sa më parë të zbulojnë autorët e krimit.
“Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë. Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj nuk do të zmbrapsemi në përmbushjen e këtij misioni” ka përfunduar Osmani./UBTNews/