UBT News

Osmani sot në takim me Ramën

Zyra e Presidentes në Kosovë ka konfirmuar takimin në Prishtinë mes presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas njoftimit të Presidencës, bëhet e ditur se takimi është paraparë të nis në orën 16:00 në Prishtinë.

“Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama”, thuhet në njoftim e Presidencës.

Kryeministri Rama, do të nisë sot zyrtarisht turin e tij ballkanik në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit./UBTNews/

Exit mobile version