Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se fati i të pagjeturve duhet të jetë prioritet numër një në dialogun më Serbinë.
Ajo ka thënë se përderisa nuk ka drejtësi për krimet që janë bërë në Kosovë, nuk mund të ketë paqe.
“Përderisa nuk ka drejtësi për të gjitha viktimat që në mënyrë aq mizore iu mor jeta dhe u morën peng dhe akoma janë të pagjetur, përderisa nuk ka drejtësi për ta është e pamundur të mendohet paqja. Prandaj jo vetëm që ky duhet të jetë prioriteti numër një për ta pagjeturit në dialogun me Serbinë, por në anën tjetër duhet të jetë angazhim institucional i secilit prej nesh sepse përtej politikës e kemi obligim moral dhe Kosova nuk mund të ecë përpara përderisa kemi 1600 familje që çdo ditë e ndiejnë dhimbjen dhe mungesën e më të dashurve të tyre”, ka thënë Osmani.
Këto komente ajo i ka bërë gjatë vendosjes së luleve në tek Memoriali për të pagjeturit.