UBT News

​Osmani shpreh ngushëllime për viktimat pas përplasjes së helikopterit në Uashington

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave të aksidentit ajror tragjik që ndodhi të enjten pranë Uashingtonit, D.C.

“E pikëlluar thellësisht nga rrëzimi tragjik ajror pranë Uashingtonit, D.C. Zemra ime është me familjet dhe të dashurit e atyre që humbën jetën në këtë tragjedi të paimagjinueshme. Kosova qëndron pranë jush në pikëllim dhe solidaritet”, ka shkruar Osmani në rrjetin social X.

Një aeroplan pasagjerësh me 64 persona në të është përplasur me një helikopter ushtarak dhe për pasojë ka rënë në një lumë në Uashington.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë të angazhuara për të kërkuar njerëzit e tjerë.

Exit mobile version