Me ftesë të sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Uashington, për të marrë pjesë në aktivitete që mbahen në kuadër të Samitit të NATO-s.
Në këtë samit shënohet 75-vjetori i kësaj organizate, e që i dedikohet agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
“NATO është aleanca që na shpëtoi nga shfarosja dhe aleanca me të cilën do të përcaktohet fati i paqes dhe sigurisë për kontinentin tonë e më gjerë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Samiti i madh i NATO-s në Uashington do të mbahet nga 9 deri më 11 korrik.