Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar që të ndërpritet dialogu me Serbinë për shkak të situatës së krijuar pas zhvillimeve të fundit nga Gjykata Speciale.
“Unë mendoj që për shkak të zhvillimeve aktuale tani nuk është momenti që të vazhdohet dialogu menjëherë. Dhe duhet që institucionet e Kosovës të marrin pak kohë, të ulemi, të konsultohemi mes vetes, të krijojmë një qëndrim shumë më të unifikuar rreth dialogut, sepse është e domosdoshme që kushdo që negocion në emër të Kosovës, për fatin e Kosovës, të ketë një qëndrim shumë më të unifikuar të spektrit politik se sa vetëm të koalicionit që përfaqëson”, ka thënë Osmani për Deutsche Welle.