Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për krimet e kryera në Kosovë, përfshirë ato të dhunës seksuale.
Për drejtësinë për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë, Osmani ka biseduar me një grup të Rrjetit të Grave të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, të cilat i ka pritur në takim.
“Serbia mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për krimet e kryera në Kosovë, përfshirë edhe krimet seksuale ndaj grave”, ka thënë Osmani.
Udhëheqësen e grupit të grave, Chantal Soucy, Osmani e ka njoftuar edhe me përgatitjet për Forumin për Gruan, Paqen dhe Sigurinë, i cili sivjet do të mbahet për herë të dytë dhe e ka ftuar atë dhe gratë parlamentare te Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë që të marrin pjesë në të.