Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të martë ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot.
Gjatë takimit, Abbot e ka uruar Osmanin për detyrën dhe ka shprehur pritjen që stabiliteti institucional do të mundësojë zbatimin e reformave në fusha të ndryshme.
Gjithashtu në takim u diskutua nga presidentja kosovare me ambasadorin britanik për angazhimin e institucioneve të Kosovës për të realizuar prioritetin kyç – atë të sigurimit të vaksinës për të gjithë qytetarët e Kosovës, transmeton KlanKosova.tv.
Tutje, Osmani ka shprehur gatishmërinë për të intensifikuar raportet e Kosovës me Britaninë e Madhe në fushën e shkëmbimeve tregtare si dhe bashkëpunimi në çështjet e sigurisë, mbrojtjes, kulturës e arsimit.
“Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë për të intensifikuar raportet e Kosovës me Britaninë e Madhe në fushën e shkëmbimeve tregtare si dhe bashkëpunimit në çështjet e sigurisë, mbrojtjes, kulturës dhe arsimit”.
“Ambasadori Abbott ka konfirmuar përkushtimin e Britanisë së Madhe për përkrahje të mëtejme duke shprehur gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit në fushën e fuqizimit të kapitalit njerëzor si arsimi dhe kultura, por poashtu edhe në fushën e sigurisë. Presidentja Osmani dhe ambasadori Abbott kanë diskutuar vazhdimin e mbështetjes së Britanisë së Madhe në procesin e rekrutimit të pozitave udhëheqëse në institucionet publike për të siguruar transparencë dhe emërime të bazuar në profesionalizëm dhe integritet”, thuhet në komunikatë, transmeton KlanKosova.tv.
“Presidentja Osmani ka falënderuar ambasadorin e Britanisë së Madhe për përkrahjen të cilën shteti britanik ka ofruar për Republikën e Kosovës ndër vite dhe ka theksuar se orientimi afatgjatë strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO”.