Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se barazia gjinore në institucione ofron më shumë transaprencë dhe gjithpërfshirje.
Sipas saj, sa më shumë që ka barazi gjinore, aq më efektive është lufta kundër korrupsionit.
E para e vendit, theksoi se barazia gjinore duhet të jetë prioritet i të gjitha hallkave të institucioneve kosovare.
Këto komente ajo i bëri gjatë publikimit të raportit “Dimensioni gjinor i korrupsionit”, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Pas përfundimit të këtij aktiviteti, presidentja Osmani nuk pranoi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve rreth temave aktuale politike në Kosovë.