UBT News

Osmani: Regjimi kriminal serb kreu krime makabër në Kosovë, autorët të dalin para drejtësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Rezallës. Ajo tha se forca të regjimit gjenocidal të Serbisë, më 5 prill të vitit 1999 rrethuan shtëpitë e fshatit Rezallë dhe në mënyrë mizore vranë 98 djem e burra.

“Eshtrat e 44 të vrarëve janë gjetur disa vite më pas në Rudnicë të Rashkës. Regjimi kriminal serb kreu krime të tilla makabër kudo nëpër Kosovë, ndaj sjellja para drejtësisë e autorëve të krimit është e nevojshme dhe e domosdoshme. Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to! Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, tha presidentja Osmani.

Nga masakra serbe në Rezallë kanë shpëtuar vetëm tre persona. Kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë./UBTNews/

Exit mobile version