UBT News

Osmani reagon për djegien e veturës në Leposaviq: Synon ta pengojë integrimin e serbëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur vepër kriminale djegien e veturës së nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq.

Presidentja Osmani ka shkruar në X, se djegia e veturës së Miletiqit synon të përhapë frikë te serbët vendas dhe të pengojë integrimin e tyre në institucionet e Kosovës. Ajo tha se autorët e këtij akti frikacak dhe të neveritshëm do të përballen me drejtësinë.

“Djegia e veturës së nënkryetares së komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq, është vepër kriminale që ka për qëllim të përhapë frikë te serbët vendas dhe të pengojë integrimin e tyre në institucionet e Kosovës. Autorët e këtij akti frikacak dhe të neveritshëm do të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Osmani në X.

Exit mobile version