Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj lajmit propagandues që ka publikuar një medium në Serbi, duke pretenduar se 15 persona shqiptarë kanë sulmuar xhandarmërinë serbe në vijën kufitare Kosovë-Serbi.
Osmani tha se një prej mjeteve kryesore që Serbia ka përdorur përgjatë historisë përtej sulmeve me grupe paramilitare terroriste ka përdorur edhe propagandën, transmeton KosovaPress.
Osmani u bën thirrje qytetarëve që të konfirmojmë lajmet sidomos kur burimin e kanë nga Serbia.
“Një prej mjeteve kryesore që Serbia e ka përdorur përgjatë historisë është propaganda, shumë e rrezikshme sepse edhe sot me zhvillime të reja teknologjike mund të prodhoj gjithçka është në formë e luftës së vazhdueshme me mjete jo tradicionale. Përtej sulmeve me grupe paramilitare terroriste në Banjskë, përdorë edhe propagandë për të krijuar frikë provokime tensione për të tentuar që të rikthehet dhuna në shtetin tonë dhe rajonin tonë. Bëj thirrje qytetarëve që të konfirmojnë e rikonfirmojnë lajmet sidomos kur kanë burimin në Serbi. Ata gënjyen se kinse kanë pasur gjuajtje nga Kosova drejt Serbisë keni pa edhe deklaratën e policisë që ka demantuar atë”, tha Osmani./KP
