UBT News

Osmani priti në takim përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani priti sot në takim përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjornstad, të shoqëruar edhe nga ambasadori norvegjez, Jens Erik Grøndahl.

Ai ka përgëzuar Osmaninin për rezultatin zgjedhor dhe ka thënë se kjo shënon hapjen e një kapitulli të ri në politikën kosovare.

Në komunikatën për media thuhet se u diskutua për rëndësinë e konstituimit të institucioneve dhe nevojës për t’u fokusuar në një program zhvillimor, që garanton një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët në vend.

Osmani dhe Bjornstad kanë diskutuar edhe për mundësinë e sigurimit të vaksinave anti Covid, në veçanti për personelin mjekësor dhe kategoritë e ndjeshme.

Të dy bashkëbiseduesit i kanë vlerësuar relacionet e mira ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë, dhe kanë përsëritur përkushtimin e mëtejmë për intensifikimin e marrëdhënieve.

Exit mobile version