UBT News

Osmani priti në takim emisarin britanik për Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot priti në takim të dërguarin e posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Takimi po mbahet i mbyllur për medie, derisa të njëjtat u lejuan të marrin pamje vetëm në fillim të tij.

Pas diskutimeve me presidenten Osmani, Peach do të takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Exit mobile version