Këshilli i Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës pritet të mbahet nesër, ku do të marrë pjesë edhe presidentja e Republikës, Vjosa Osmani.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu do ta mbajë një fjalë rasti për sfidat dhe preokupimet e komunave derisa temat që do të diskutohen në këtë takim janë: Roli i komunave në parandalimin e dhunës me bazë gjinore, roli i pushtetit lokal në zhvillimin e turizmit në Kosovë, bashkëpunimi mes presidencës dhe komunave në realizimin e projekteve, sfidat e Komunave në qeverisjen lokale.