Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Luksemburg u prit në takim nga Duka i Madh i Luksemburgut Henri.
Në takim, siç u bë e ditur sot nga Presidenca, u rikonfirmuan marrëdhëniet e mira ndërmjet të dy shteteve dhe u diskutua mundësitë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale.
Osmani falënderoi Dukën e Madh për mbështetje e vazhdueshme ndaj Kosovës.
“U diskutua edhe për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë, me ç`rast Presidentja Osmani rikonformoi përkushtimin e Kosovës për sundimin e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e vendit”, u bë e ditur në komunikatë.
Osmani i bëri ftesë Dukës së Madh të Luksemburgut Henri për vizitë në Kosovë, në një kohë të përshtatshme për të dy palët.