UBT News

Osmani pritet me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial në Bogota

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial në Bogota, nga Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro.

Osmani tha se Kolumbia shfaqi një respekt të veçantë dhe dashamirësi për Kosovën dhe qytetarët kosovar gjatë vizitës zyrtare në këtë shtet, që sipas saj është vizita e parë e një kreu shteti nga Kosova në Kolumbi.

Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria, turizmi, ekonomia e kultura, si dhe për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Mirënjohëse pafund për mbështetjen për Kosovën”, shtoi Osmani.

Exit mobile version