Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur me nderime të larta shtetërore në Mal të Zi.
Zyra e Presidentes ka bërë të ditur se gjatë vizitës në Mal të Zi, Osmani do të zhvillojë takim me Presidentin Milo Đukanović, ku përveç konfirmimit të marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërshtetërore, do të diskutohet edhe për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në rajon si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit.
Presidentja Osmani gjatë vizitës në Mal të Zi do të takohet edhe me Kryeministrin Dritan Abazoviq. Në agjendën e Presidentes Osmani është edhe vizita në komunën e Ulqinit dhe atë të Tuzit.