Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur sot në një ceremoni zyrtare nga homologu i saj nga Shqipëria, Bajram Begaj.
Të dy presidentët pritet të zhvillojnë një takim, teksa pas takimit, rreth orës 11:40 – 12:05, dyshja do të kenë edhe një konferencë për media.
Osmani do të qëndrojë në Shqipëri edhe nesër, teksa parashihet të ketë edhe takime të tjera të nivelit të lartë.