Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot kampin në Bondsteel. Ajo ka marrë pjesë në ndërrimin e komandës ndërmjet Kol. Matthew O. Dinenna dhe Kol. Terry A. Saul.
Me këtë rast, Osmani ka potencuar se prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë është garanci e stabilitetit dhe sigurisë në vend.