Me nderime të larta shtetërore presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në vizitë zyrtare presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Pas takimit bilateral, të dy presidentët do të dalin në një konferencë të përbashkët për medie.
Ndërsa, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në orën 11:00 do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Ende nuk dihet nëse Pendarovski a do të ketë takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Kjo është vizita e parë në Kosovë e presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, pasi ka marrë postin në vitin 2019.
Për qarkullim të automjeteve janë bllokuar hyrjet, por edhe disa rrugë të kryeqytetit.