UBT News

​Osmani pret në takim Pendarovskin

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot po qëndron për vizitë në Kosovë. Ai është pritur në takim nga presidentja Vjosa Osmani. Megjithatë deri më tani nuk është paralajmëruar se do të ketë ndonjë deklarim për media pas takimit.

Pas kësaj, Pendarovski do të pritet në takim edhe nga kryeministri, Albin Kurti. Sipas njoftimit të kryeministrisë, takimi me Kurtin pritet të nisë në orën 12:00. As nga Qeveria nuk është paralajmëruar ndonjë deklarim për media pas takimit.

Exit mobile version