Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.
Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.
Gjatë ditës, Fidan u takua edhe me homologen e tij, Donika Gërvallën, ndërsa pas takimit me presidenten, ai do të pritet edhe nga kryeministri Albin Kurti.