Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të hënën në takim Ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius. Pas takimit, Osmani dhe Pistorius është paralajmëruar konferencë për medie.
Ministrin Pistorius do ta presë në takim edhe kryeministri Albin Kurti, si dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Po ashtu pas dite, ministri Maqedonci, dhe ministri Pistorius, do të shohin për së afërmi kapacitetet profesionale dhe mjetet teknike të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QNKTSH).