Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin është pritur në takim lamtumirës nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,
Në këtë takim, presidentja Osmani ka falënderuar Sahin për angazhimin e tij për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, e posaçërisht të atyre me nevoja të veçanta.
Presidentja Osmani ka theksuar se do të vazhdojë ta mbështesë punën e UNICEF-it edhe më tej, me fokus të veçantë në të drejtat e fëmijëve me nevoja të veçanta, të cilët do të jenë ndër prioritetet kryesore gjatë mandatit të saj.