UBT News

Osmani pret në takim lamtumirës ambasadorin finlandez, Matti Nissinen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik.

Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të ambasadorit, Nissinen në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Finlandës.

Ajo theksoi se angazhimi i tij i vazhdueshëm ka luajtur një rol kyç në afrimin e mëtejmë të dy vendeve dhe në krijimin e një partneriteti të qëndrueshëm, të bazuar në vlera të përbashkëta demokratike dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen.

Gjatë takimit, Osmani ritheksoi mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për rrugën euroatlantike të Kosovës.

Në takim u diskutuan gjithashtu zhvillimet e fundit në vend, përfshirë konstituimin e institucioneve të reja.

Exit mobile version