Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësuesin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar.
Takimi është duke u mbajtur në presidencë dhe pas takimit është njoftuar se do te ketë deklaratë për medie.
Ndërkaq është bërë e ditur se Escobar do të zhvillojë takim edhe me krerët e opozitës, ndërsa me kryeministrin Albin Kurti do të takohet nesër.