Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po pret liderët rajonal në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë.
I pari që erdhi ishte homologu i saj, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pastaj kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Ndërkaq do të presë edhe presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar.
Në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë erdhi edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, si dhe shumë delegacione të tjera ndërkombëtare.
Forumi do të fillojë pas pak, ku punimet pritet t’i hap e para e vendit, Vjosa Osmani.