UBT News

Osmani pranon letrat kredenciale nga Hovenier, ambasadori flet shqip: I lumtur që jam këtu

Jeff Hovenier ka nisur zyrtarisht detyrën si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i cili është emëruar në këtë post nga presidenti Joe Biden në korrik 2021.

Osmani u shpreh se marrëdhënia e ngushtë me ShBA-të do të mbetet e pandryshuar.

“Kosova sot është shumë ndryshe nga Kosova të cilën e kujton ambasadori sepse ka ecur përpara, por një gjë është e njëjtë, marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jemi të bekuar të kemi ShBA-të pranë nesh në çdo hap të rrugëtimit tonë. Në këtë kapitull të ri të bashkëpunimit shpresoj të forcojmë edhe me tej marrëdhëniet tona. Besoj fuqishëm se pavarësisht sa i madh apo i vogël mund të jetë një shtet ne te gjithë mund të japim kontribut për paqen në rajon dhe botë”, ka thënë Osmani.

Ndërsa ambasadori Hovenier e ka nisur fjalën e tij në gjuhën shqipe, “Unë jam shumë i gëzuar me qenë këtu në Kosovë”, tha diplomati amerikan.

“Më vjen mirë për rolin që SHBA ka luajtur në mbështetje të Kosovës. Ka ende shume punë për te bërë siç ka në çdo vend, jam krenar dhe i përulur, i ngazëllyer, prej mundësisë që të marr pjesë në këtë proces të punojmë bashkë si përfaqësues i presidentit Biden këtu. ShBA-të janë partnere e qëndrueshme e Kosovës. Do te punojmë me ju, qeverinë, popullin për të avancuar prioritetet tona”, ka thënë ambasadori amerikan.

Exit mobile version