UBT News

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri jorezident i Pakistanit

Presidentja Vjosa Osmani, sot pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri jorezident i Republikës Islamike të Pakistanit, Yousaf Junaid, të cilin e uroi për detyrën dhe shfaqi shpresën se gjatë mandatin të tij të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale.

Me ambasadorin Junaid, siç u bë e ditur në komunikatë, Osmani bisedoi edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe potencialin e rritjes së bashkëpunimit në sfera të tjera të interesit të dyanshëm.

“Presidentja Osmani falënderoi Pakistanin për mbështetjen e Kosovës, në veçanti në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare me ç`rast ambasadori Junaid konfirmoi mbështetjen e shtetit të tij në këtë drejtim. Në raport me zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë, Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Republikës vazhdojnë të jenë të përkushtuara për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet”, u bë e ditur në komunikatë.

Osmani falënderoi ambasadorin Junaid për mbështetjen e parezervë që Pakistani i ka ofruar Kosovës përgjatë gjithë proceseve me rëndësi, nëpër të cilat ka kaluar Kosova.

Exit mobile version