Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë ftesë për ceremoninë e inaugurimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Lajmi u bë i ditur nga presidenca.
Ceremonia e inaugurimit të presidentit turk, siç u raportua, do të mbahet më 3 qershor.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka fituar në zgjedhjet presidenciale të së dielës (28 maj). Erdogan ka pasur kundërkandidat Kemal Kilicdaroglu-n.
Erdogan para simpatizantëve të tij, ka thënë se ka fituar populli i Turqisë.
“Rezultatet e zgjedhjeve kanë treguar edhe një herë se askush nuk mund të lakmojë fitimet e Turqisë dhe me këtë fitore është hapur dera e ‘Shekullit të Turqisë’”, ka thënë presidenti Erdogan pas balotazhit.