UBT News

Osmani: Pjesëmarrja e grave në politikë është shtylla kryesore e demokracisë

Instituti Kombëtar Demokratik ka lansuar raportin mbi vlerësimin gjinor “Deficiti Demokratik në Kosovë: Pjesëmarrja e Plotë e Grave”. Presidentja e vendit Vjosa Osmani, tha se pjesëmarrja e grave në politikë është shtylla kryesore për një demokraci, raporton Ekonomia Online.

Osmani tha se fokusi duhet të jetë në shkollimin e grave, në mënyrë që të fuqizohet zëri i tyre.

“Vetëm duke kuptuar gjendjen aktuale të grave shoqëria në përgjithësi ne mund të kemi një rrugë të drejtë për të arritur progres më të madh në këtë fushë. Pjesëmarrja e grave në politikë është shtylla kryesore për një demokraci. Është me rëndësi të diskutojmë si të ecim përpara. Ndryshimi po ndodh sepse qytetarët e kanë të qartë sepse ka rezultate direkte edhe në ekonomi. Ishin gratë që votuan për gratë. Pjesëmarrja e grave vazhdon me paragjykime të shumta. Fokusi ynë duhet të jetë në shkollim, edukim. Fuqizimi i zërit të tyre përmes platformave të ndryshme. Gjithpërfshirja në vendimmarrje janë parakusht për politika të barabarta.

“Andaj ne mund të flasim për demokraci kur të kemi barazi të garantuar. Duke e kuptuar rëndësinë për përfaqësim të barabartë është e nevojshëm të shohim çështjet ekonomike. Ne kemi fatin të kemi gra dhe vajza jashtëzakonisht të përgatitura. Shumica e problemeve që përballen qytetarët ka të bëjë me punësim. Për atë na duhen njerëz më të ndjeshëm”.

Nancy Soderberg, drejtore e NDI në Kosovë, tha se pengesat më të mëdha për gratë mbetën partitë politike.

“Për ne IND puna për gratë dhe të rinjtë është prioritet shumë i lartë. Me qëllim që të kuptojmë rolin e grave në shoqëri e qeveri. Suksesi i demokracisë së Kosovës varet nga pjesëmarrja e plotë e grave.  Ky vlerësim nuk do të ishte i mundur pa partitë politike. Ky vlerësim i vitit 2021 vlerëson se ku ka arritur fusha progresit. Tani më kemi presidente femër për të dytën herë. Hulumtimet e IND thotë se gratë janë më inteligjentë sesa burrat. Ende shumë ka për t’u bërë dhe Kosova ka nevojë për më shumë pjesëmarrje të grave. Pengesat më të mëdha për gratë ngelen në të gjitha partitë politike. Këto gjetje ofrojnë hartë për t’u mundësuar grave të jenë në pozitat udhëheqëse. IND po lason iniciativë që re në Kosovë për pjesëmarrje të grave. Demokracia në çdo vend është e vështirë por pa gratë është e pamundur”.

Exit mobile version