Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka përshëndetur aktin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe shtetit të Izraelit, ceremoni kjo që pritet të mbahet sot.
“Marrëdhëniet ndërmjet dy popujve tanë kanë qenë historikisht të fuqishme e të bazuara në solidaritet dhe miqësi. Akti i lidhjes së marrëdhënieve diplomatike hapë rrugën për thellimin e bashkëpunimit dypalësh ndërinstitucional si dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët”, deklaroi ajo.
Sot Kosova do të formalizojë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin. Kjo ceremoni do të mbahet në orën 15:30./UBTNews