Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk kanë arritur ende në Zyrën e saj dy Projektligjet votuara në Kuvend, ai për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Projektligji Këshillin e Pavarur për Media.
Osmani ka inkurajuar Asociacionin e Gazetarëve që të dërgojnë ankesë në Presidencë.
“Dy ligjet nuk arritur kurrë ne presidencë, pra nuk i kemi ligjet as të parat as të dytat. Dhe presidenca i analizon dhe i shpreh mendimin e ligjeve. Si Presidence e Republikës ne kemi mbajtur gjithmonë derën e hapur nëse kemi parë ndonjë të drejtë të thyer. Ekipi i AGK lë t’i dërgojnë ankesat, shqetësime mund të drejtohen në presidencë. Sa i përket artikullit të RTK-së nuk mundemi për çdo artikull të japim mendim. Njëherë më ka thënë në RTK si spiune e Putinit”, u shpreh Osmani./UBTNews/