Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për prezencën e katër grave heroina të Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Osmani ka thënë se në Këshill është thënë vetëm e vërteta para syve të gjithë botës. Sipas saj, të vërtetën nuk mundet ta sulmoj e mohoj askush, e as Serbia.
“Ai ka bërë një sërë deklaratash pos traumatike. Ajo çfarë kemi bërë ne thjesht e kemi thënë të vërteten, vetëm të vërtetën para syve të botës dhe nuk mundet askush ta sulmoj as ta mohoj, e as Serbia. Të gjitha gjërat që kam thënë në seancë janë të gjitha të konfirmuara nga raportet ndërkombëtare dhe vendimet e gjykatave ndërkombëtare”, ka thënë Osmani.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muqollin dhe Shyhrete Tahirin, kanë marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Vuçiq tha se në mbledhjen e OKB-së janë sjellë njerëz që nuk janë pjesë e mbledhjes dhe se Osmani sipas tij i ka sjellur për ta fajësuar Serbinë. Ndërkaq presidentja duke e quajtur përgjigjen e Vuçiqit propagandë tha se gratë e dhunuara në Kosovë janë avokate dhe kanë kapacitet për të qenë pjesëtare të kabinetit të saj.