UBT News

Osmani pas tërmetit në Turqi: Kosova e gatshme të ofrojë mbështetjen edhe nëpërmjet FSK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm i cili e goditi sot Turqinë.

Ajo ka shprehur gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të ofruar ndihmën e nevojshme për popullin e Turqisë, edhe nëpërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Bashkëndjej me të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi. Ngushëllimet më të thella për të gjitha jetët e humbura dhe i uroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve. Solidaritet i plotë me popullin e Turqisë. Republika e Kosovës është gati të ofrojë mbështetjen e nevojshme edhe nëpërmjet FSK-së”, ka shkruar presidentja Osmani.

Sot në orët e hershme të mëngjesit Turqia është përballur me një tërmet me magnitudë 7.8 shkallë të Rihterit, duke lënë qindra të vdekur e qindra të plagosur. 

Exit mobile version