UBT News

​Osmani pas shortit të play-off-it: E bindur në suksesin e Kosovës edhe kundër Sllovakisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar menjëherë pas hedhjes së shortit për ‘play-off’-in e Kupës së Botës 2026, ku Kosova ka mësuar kundërshtarin e saj në gjysmëfinale – përfaqësuesen e Sllovakisë.

Në një deklarim për media, Osmani u shpreh optimiste dhe plot besim në ekipin dardan, duke e quajtur këtë fazë një arritje historike për futbollin e vendit.

Më lejoni fillimisht t’i uroj fitoren nga zemra ekipit tonë që, sipas shortit që tani përfundoi, do të luajë së shpejti kundër Sllovakisë. Jemi të gjithë me Kombëtaren e Republikës së Kosovës dhe do t’i mbështesim në çdo sfidë përpara. Deri tani kanë shënuar një arritje historike dhe jam e bindur që kështu do të vazhdojnë edhe tutje”, deklaroi presidentja Osmani.

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e saj gjysmëfinale të ‘play-off’-it në muajin mars 2026, ndërsa në rast të kualifikimit, do të përballet me fituesin e ndeshjes Turqi–Rumani. Presidentja theksoi se ky rrugëtim i ri është një motiv i madh për të gjithë qytetarët dhe sportdashësit e vendit./KP

Exit mobile version