UBT News

​Osmani pas mbledhjes së KS të OKB-së publikon foto “me katër heroina”

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, pas përballjes me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka postuar një foto me gratë të cilat morën pjesë në këtë mbledhje Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Elhame Muçolli dhe Shyrete Tairi.

“Me katër heroina, mbrojtëset e së vërtetës”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.

Gjatë mbledhjes së KS të OKB-së presidenti Vuçiq tha se janë sjellë njerëz që nuk janë pjesë e kësaj mbledhje dhe nuk bëjnë pjesë në çështjen e kësaj mbledhje.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka quajtur përgjigjen e Vuciqit propagandë. Ajo tha se gratë e dhunuara në Kosovë janë avokate dhe kanë kapacitet për të qenë pjesëtare të kabinetit të saj.

Exit mobile version