Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar edhe njëherë sa i përket deklaratave të ministrave serbë, të cilët fyen shqiptarët.
Osmani në një konferencë për media theksoi se Serbia akoma po udhëhiqet nga mendje gjenocidale. Kryetarja e Kuvendit theksoi se Daçiq hapur ka kërcënuar serbët që mund të tregojnë vendndodhjen e varrezave masive.
Kryetarja Osmani vlerësoi se reagimi i Qeverisë së Kosovës është i vonshëm.
“Injorimi i kësaj çështje, e konsideroj si politikë reaktive, të cilat vazhdimisht bazohen në atë se a po reagon dikush. Është reagim i vonshëm nga Qeveria, që dëshmon dicka që kam thënë unë që procesi i dalogut në vend se të shërbejë për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ka shërbyer në normalizim të politikanëve serbë që kanë qenë pjesë e Millosheviqit. Më e pakta që do të duhej të bënte qeveria e Kosovës është që të mos ulet në tavolinë të diskutimit me njerëz që japin deklarata të tilla. Qeveria e Kosovës s’do të duhej të negocionte me ta, sepse me tema të tilla asessi s’mund të negociosh”, deklaroi Osmani./UBTNews