Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në forumin për paqe në Paris, foli për situatën e fundit në Kosovë. Osmani theksoi se nuk mund të bëhesh mik më dikë që ka tendenca luftarake ndaj fqinjit të tij.
Ndër të tjera, Osmani bëri të ditur se situata e Rusisë dhe Ukrainës është mësimi i dytë që nëse agresori shpërblehet, vetëm do të inkurajojmë agresorin që të sulmojmë atë vend pas ca vitesh.
“Në vitet e 90’ta disa e shini Millosheviqin si paçebërës, disa mendoni që vetëm më të, më Millosheviqin do të arrihej paqja, por e dimë rezultatin. Rezultati ishte 150 mijë, njerëz të vrarë të pafajshëm në luftën e Jugosllavisë. Mësimi është, nuk mund të afrohesh, nuk mund të miqësohesh nga një autokrat, nuk mund të afrohesh më dikë që ka tendenca apo qëllime luftarake ndaj një fqinji, dikë që nuk e pranon dhe vazhdon të mohoj ekzistencën e fqinjëve të tyre”, ka thënë Presidentja Osmani.
“Ajo që po ndodh midis Rusisë dhe Ukrainës është mësimi i dytë që mund ta nxjerrim nga kjo, paqja është e mundur dhe mund të jetë afatgjatë nëse agresori nuk shpërblehet, sepse shpërblimi i agresorit, me territorin e vendit që ka sulmuar ose më ndonjë mekanizëm apo masë tjetër thjeshtë do ta inkurajojë më shumë që të sulmojë njëri-tjetrin pas ca vitesh”, përfundoi Osmani.