UBT News

Osmani nga Infektiva: Prioritet shëndetësinë, e jo asfaltin

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot stafin mjekësor në Klinikën Infektive.

Osmani ka kërkuar nga deputetët që të miratohet në lexim të dytë buxheti për vitin 2021, si dhe tha se pati kërkesë nga punonjësit shëndetësor që në ndarjet buxhetore ta kenë prioritet numër një shëndetësinë.

“Vetëm kur e ndryshojmë mentalitetin qeverisës në një mentalitet ku shëndetësia e arsimi janë prioritare dhe jo investimet në asfalt, të cilat shumë herë janë edhe të panevojshme, atëherë ne do të kemi kualitet edhe në shërbimet shëndetësore”, deklaroi ajo./UBTNews

Exit mobile version