Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar sot drejt Gjermanisë, ku ka mbajtur një fjalim në ‘Aspen Institute’ të Berlinit.
Në një postim në Facebook, e para e shtetit, ka theksuar se e ardhmja e Kosovës është e rrënjosur në demokraci dhe e udhëhequr nga vlerat euroatlantike, raporton Klankosova.tv.
“E ardhmja e Kosovës është e rrënjosur në demokraci, e ndërtuar me miq, dhe e udhëhequr nga vlerat euroatlantike.
Në Aspen Institute në Berlin, fola për Kosovën tonë si një shtet që, në vetë thelbin e ndërtimit të së ardhmes, ka përqafuar reformën dhe zbatimin e saj si rrugën e vetme drejt zhvillimit dhe konsolidimit demokratik”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka shtuar se orientimi euroatlantik i Kosovës është i pandryshueshëm.
Por një gjë mbetet e palëkundur: e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kjo nuk është vetëm një aspiratë e paluhatur e jona, por një interes strategjik për të gjithë rajonin dhe për vetë aleancën euroatlantike”, shkroi Osmani.