Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar veprën e Nënë Terezës sot në ditëlindjen e 111-të të saj,
Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se në këtë ditë kujtojmë me nderim simbolin e dashurisë dhe të paqes.
“Sot, në ditëlindjen e 111-të të nënës sonë, Shën Terezës, kujtojmë përplot nderim simbolin e dashurisë dhe të paqes, e cila botës ia dhuroi vlerat e mira të saj e të popullit të saj shqiptar: dashurinë për njeriun, zemërgjerësinë dhe bashkëvuajtjen me më të dobëtit”, ka shkruar Osmani.