Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Uashington për takime në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa do të mbajë fjalim në simpoziumin e 11-të vjetor të Kolegjit United States Naval War në Rhode Island.
Osmani gjatë ditës ka takuar senatorin republikan Thom Tillis me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë e Ballkanin Perëndimor, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit për ruajtjen e paqes e sigurisë në rajon.
“Paqja dhe siguria e qëndrueshme janë parakusht për prosperitet e zhvillim. SHBA-ja ka qenë dhe mbetet e përkushtuar për të ndihmuar, ruajtur dhe avancuar ato në Kosovë”, ka shkruar Osmani në Facebook.