Në një takim virtual me drejtoreshën e USAID-it, Lisa Magno, presidentja në detyrë, Vjosa Osmani deklaroi se ndër priorirtetet e saj është menaxhimi i pandemisë, përkatësisht sigurimi sa më i shpejtë dhe në sasi sa më të madhe i vaksinës kundër Covid-19, për të cilën ripërsëriti që Kosova llogarit në shtetet mike për ndihmë në atë drejtim, veçmas shtetet që deri tani ia kanë dalë në këtë drejtim.
Në komunikatën për media nga zyra e presidentit thuhet se si prioritet Osmani shtroi çështjen e drejtësisë, luftimin e krimit dhe korrupsionit, krijimin e vendeve të punës dhe fuqizimin e gruas, duke nënvizuar që progresi në këto fusha është i domosdoshëm për një shtet të qëndrueshëm dhe funksional.
Në anën tjetër, Magno e uroi Osmanin për fitoren në zgjedhje, dhe shprehu interesimin e saj për përgatitjet që janë duke u bërë për formimin e institucioneve të reja, dhe për prioritetet e qeverisjes së ardhshme./UBTNews