UBT News

​Osmani në Portugali takohet me homologun de Sousa

Në 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u prit sot në takim në Lisbonë nga homologu i saj portugez, Marcelo Rebelo de Sousa.

Ajo në një postim të shkurtër në Facebook ka shkruar se “Portugalia është një shtet jashtëzakonisht miqësor me të cilin na afron angazhimi i përbashkët për paqe, stabilitet dhe progres të vazhdueshëm”.

Ndryshe, Osmani sot ka udhëtuar në vizitë pune në Portugali. Gjatë qëndrimit në këtë shtet, ajo do të takohet edhe me kryeministrin, António Costa.

“Me ftesë të Web Summit, Presidentja Osmani e shoqëruar nga delegacioni i bizneseve kosovare në fushën e ICT-së, do të jetë folëse në këtë samit, i cili konsiderohet ngjarje kryesore e teknologjisë në botë”, thuhet në njoftim.

Në kuadër të vizitës në Portugali, presidentja Osmani dhe kryetari i Lisbonës, Carlo Moedas do ta përurojnë shtatoren e Nënë Terezës, e vendosur në qendër të kryeqytetit të Portugalisë.

Exit mobile version