UBT News

Osmani në ndejën për ditëlindjen e Mbretit Charles III: Mirënjohëse për mbështetjen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur e lumtur që dje ka marrë pjesë në ndejën e organizuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë për shënimin e ditëlindjes së Mbretit Charles III.

Ajo u shpreh falënderuese ndaj Britaninë e Madhe për miqësinë dhe mbështetjen.

“Një rast vërtet i rëndësishëm për të festuar lidhjen e fortë midis vendeve dhe popujve tanë. Mirënjohëse për mbështetjen dhe miqësinë e gjatë të MB”, shkroi Osmani në Twiter.

Exit mobile version