Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohen sot në Kopenhagë të Danimarkës për samitin e shtatë të Komunitetit Politik Evropian.
Bashkimi Europian ia ka vendosur Kosovës një fusnotë, ndërsa ka publikuar agjendën e samitit duke përmendur vendet pjesëmarrëse.
Takimi i shtatë i Komunitetit Politik Europian do t’i mbledhë së bashku liderë nga i gjithë kontinenti në Kopenhagë.
Liderët, siç njoftohet, do të përqendrohen në mënyrën se si të forcohet Ukraina, situatën e përgjithshme të sigurisë në Europë dhe si të bëhet Europa më e fortë dhe më e sigurt në situatën gjeopolitike aktuale.
Seancës plenare do të pasojet nga disa diskutime në tryeza të rrumbullakëta, të përqendruara në aspekte të ndryshme të situatës së sigurisë në Europë, përfshirë: kërcënimet tradicionale dhe hibride, sigurinë ekonomike e migracionin./D.B/EO