UBT News

Osmani në Ditën e Lirisë së Shtypit: E vërteta duhet të jetë kauzë e përhershme e të gjithëve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka shprehur konsideratën e saj për mediat profesionale e të guximshme.

Osmani ka inkurajuar mediat ta vazhdojnë përpjekjen e tyre për raportim të drejtë e të paanshëm, ngase liria e shtypit është parakusht themelor për funksionimin demokratik të shoqërisë.

“Liria është atribut i gjendjes së natyrshme, siç duhet të jetë edhe Liria e Shtypit. Të një shoqërie ku çdo ditë krijojmë hapësirë për ta dëgjuar mendimin ndryshe dhe ku secili ndihet i lirë ta thotë atë që e mendon. Media/gazetarë të nderuar, urime dita juaj! Hulumtoni, siguroni prova, nxirrni konkluzione në bazë të tyre. E vërteta duhet të jetë kauzë e përhershme e të gjithëve”, ka shkruar ajo.

Liria është atribut i gjendjes së natyrshme, siç duhet të jetë edhe Liria e Shtypit. Në Ditën Botërore të Lirisë së…

Posted by Vjosa Osmani on Monday, May 3, 2021

Kjo ditë shënohet që nga viti 1993 e vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e cila shërben për t’ua përkujtuar qeverive nevojën e respektimit të përkushtimit të tyre për lirinë e shtypit dhe po ashtu është një ditë reflektimi në mesin e profesionistëve të mediave për lirinë e shtypit dhe etikën profesionale.

Exit mobile version